Kurti thotë se po përmirësojnë jetën e fëmijëve, Vitia thërret për vaksinim mbi 12 vjeç

<!–

–>

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në përurimin e Spitalit të Fëmijëve, donacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Ai është shprehur se është kënaqësi të jetë i pranishëm në përurimin e spitalit të fëmijëve.

VIDEO:

Kurti shtoi se janë zotuar për përmirësimin e cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve shëndetësore.

“I jemi mirënjohës për këtë kontribut të çmuar në fushën e shëndetësisë. Përveç se investim në infrastrukturën shëndetësore ky projekt është investim në fëmijë, në të ardhmen e vendit tonë”.

“Është thelbësore që të kujdesim për ta. Gati të gjitha prioritetet tona janë të lidhur me fëmijët”. “Ky spital do të kontribuojë në përmirësimin e jetës së fëmijëve dhe është dëshmi konkrete e miqësisë sonë me Emiratet”.

“Institucionet dhe qytetarët e Kosovës janë mirënjohës. Konsiderata që kemi për fëmijët sot tregon se çfarë të nesërme do të ketë shteti dhe shoqëria jonë”.

Tutja ai ka thënë se do të punojnë që vizioni i shteti të realizohet me buzëqeshjet e fëmijëve, raporton EO.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se është një ditë e rëndësishme për shëndetin e fëmijëve tanë.
Poashtu ai ka njoftuar se spitali që po përurohet është më moderni në rajon në vlerë prej 22 milionë euro.

“Është një kontribut i madh dhe do të jetë një simbol i miqësisë mes dy vendeve tona. Është kontribut i disa gjeneratave i pajisur me pajisje moderne për diagonstikë e trajtim të fëmijëve”.

“Ky spital do të ketë ndikim për ngritjen e cilësisë së shërbimeve për fëmijët”.
Ai ka bërë thirrje për vaksinim të fëmijëve mbi 12 vjeç si dhe për nënat shtatzëna.