Kurti: Zgjedhjet lokale duhet të shtyhen, nuk janë sikur ato qendrore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se kanë kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve lokale për shkak se ato nuk janë sikur ato qendrore, njofton Insajderi.com.

Pas takimit që ka mbajtur me presidenten, Vjosa Osmani, ai tha se kërkesa e Lëvizjes Vetëvendosje për shtyrjen e zgjedhjeve lokale është për shkak se pritet edhe një valë e re e Coronavirusit gjatë muajve që vijnë.

VIDEO:

“Situatës me pandemi në mënyrë që ky përmirësim mos të ndalet dhe në mënyrë që të mos kemi valë të re pasi versioni delta është ekskluziv në muajt tetor e dhjetor. Ne jemi për shtyrjen e zgjedhjeve”.

“Sidoqoftë ne nuk e imponojmë qëndrimin tonë dhe do të pajtohemi me cilindo zgjidhje. Nuk janë zgjedhjet lokale sikur ato qëndrore. Nuk votohet vetëm një kandidat por më shumë dhe ka edhe balotazh e nuk votohet vetëm një raund. Kërkojmë të dëgjohet mendimi i ekspertëve shëndetësorë. Ne kemi shprehur qëndrimin si subjekt dhe duhet të presim që të përfundojë takimi konsultativ”, ka thënë Kurti.

Ndryshe, Kurti së bashku me krerët e partive opozitare kanë zhvilluar një takim me presidenten, Vjosa Osmani, lidhur me shtyrjen e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit, për shkak të gjendjes së rënduar me pandeminë.

Ky takim është thirrur nga presidentja Osmani, teksa të shtunën, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, i ka rekomanduar asaj që të shtyjë datën e mbajtjes së zgjedhjeve për shkak të rritjes së numrit të rasteve me Coronavirus./Insajderi.com