Kusari-Lila: Kemi konfirmimin e 80 deputetëve se do të marrin pjesë në seancën për votimin e presidentit

<!–

–>

VIDEO:

Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila ka thënë që kjo parti ka marrë konfirmimin nga 80 deputetë se do të marrin pjesë në procesin e votimit të Vjosa Osmanit president.

“Kemi konfirmimin që janë 80 deputetë që vullnetshëm do të marrin pjesë në votimin e presidentit. Nuk e dimë se si do të votojnë ata”, ka thënë më tutje ajo.
Për sa i përket mbajtjes së kësaj seance Kusari-Lila në një konferencë për media deklaroi se e tëra varet nga procedimi i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.

“Është një seancë që synon të i arrijë mandatet ligjore dhe kushtetuese për caktimin e presidentit të Kosovës. E tëra do të vratë nga procedimi i Ligjit për Zgjedhje. Kemi dy çështje në të njëjtën kohë. Nuk mund të paragjykojë tani se a do të ketë diskutime për Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme. Vullneti jonë është të të shkojmë në procedurë të përshpejtuar”, tha më tutje ajo.

Për sa i përket procedimit të këtij ligji, deputetja e LVV-së tha se në rast që dështon zgjedhje e presidentit, vendi shkon në zgjedhje.

“Shkuarja në zgjedhje nuk është aspak shantazh por në fakt është një rikujtim që të gjithë ne kemi nevojë për një sistem zgjedhor në të cilin vullneti i qytetarëve nuk mohohet kudo që jetojnë ata. Në rast të dështimit të zgjedhjes së presidentit, nuk është vullnet i ynë, por vendi duhet të shkojë në zgjedhje. Prandaj kemi marr këtë vendim që të përmirësojmë procesin që ka pasur disa mundësi. Këtë e kemi propozuar edhe në legjislaturën e kaluar por që nuk është përkrahur nga opozita”, ka thënë ajo.