Kusari-Lila: Nuk insistojmë në shtyrjen apo mbajtjen e zgjedhjeve të 17 tetorit

<!–

–>

VIDEO:

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila pas mbledhjes së mbajtur me partinë e saj ka thënë se VV mbështet vendimin e partive të tjera.

Lila, tha se partia e saj do të ketë parasysh shëndetin publik dhe që të jenë në dakordancë të plotë me rekomandimet e IKSHP-së, shkruan Gazeta Online Reporteri.net

“Qëndrimi ynë është që të jetë një vendim konsensual i të gjitha partive, fare nuk insistojmë në njëri ose tjetrin variant, natyrisht në përputhshmëri me të gjitha partitë prezente. Është e rëndësishme të kemi parasysh shëndetin publik dhe të jemi në dakordancë me rekomandimet e IKShP-së. Por ne si VV, jemi në pajtueshmëri të plotë me gjithë partitë e tjera për zgjedhjet lokale”, tha Lila.