Kush është Sunil Chhetri, golashënuesi indian që po konkurron me Leo Messin dhe Cristiano Ronaldon

Të dielën, sulmuesi i Indisë, Sunil Chhetri, 37 vjeçar, bëri histori duke barazuar numrin e golave ​​të Peles dhe tani është prapa Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, në listën e golashënuesve më të mirë me kombëtare që janë ende aktivë.

Chhetri, shënoi dy herë kundër Nepal, duke e arritur numrin e 77 golave për Indinë, duke barazuar nivelin me Pelen dhe Ali Mabkhout (ende aktiv), në listën e të gjitha kohërave.

Përpara Chhetri dhe Mabkhout janë Messi (80 gola) dhe Ronaldo (112 gola).

VIDEO:

Messi kohët e fundit u bë golashënuesi më i mirë i Amerikës së Jugut i të të gjitha kohërave, por Chhetri është vetëm tre gola prapa dhe mund të ëndërrojë ta kalojë atë.

Megjithatë, Chhetri dhe Mabkhout kanë shumë punë që të arrijnë më të mirin e të gjitha kohërave në Azi, pasi ai nder i takon iranianit Ali Daei, i cili me 109 gola është i dyti në listën e përgjithshme të të gjitha kohërave dhe Ronaldo e kaloi vetëm këtë vit.

Chhetri, i cili aktualisht luan për Bengaluru në Superligën Indiane, e ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij në vendin e tij.

 

37-vjeçari është golashënuesi rekordmen i Indisë. /Telegrafi/

The post Kush është Sunil Chhetri, golashënuesi indian që po konkurron me Leo Messin dhe Cristiano Ronaldon appeared first on Telegrafi.