Kush mund të bëhet kryetar i këtij subjekti, tregon anëtari i LDK-së

<!–

–>

VIDEO:

Anëtari i LDK-së tregon se kush mund të bëhet kryetar i këtij subjekti.

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së, Naser Rugova, ka thënë se kryetari i ri i LDK’së duhet të ketë profilin politik të këtij subjekti.
Ai ka thënë se kandidatë për këtë pozitë mund të jenë Anton Quni, Kujtim Shala, Lumir Abdixhiku e Lutfi Haziri.

“Janë dalur në opinion disa emra. Zoti Quni është një ministër shumë i mirë, që ka kontribu shumë për LDK’në. Po kemi edhe njerëz tjerë Kujtim Shalën, Abdixhikun por edhe Lutfi Hazirin që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm.Mund të dal edhe një njeri tjetër dhe ne do ta mbështesim atë”, ka thënë ai.

Rugova ka thënë se nuk e ka menduar kandidimin e tij për këtë pozitë për shkak të angazhimeve që ka.

Përndryshe, ai ka deklaruar se Isa Mustafa duhet ta dijë që ka ardhur në fund të rrugëtimit dhe duhet të lejoj reformimin e partisë.

“Isa Mustafa duhet ta dijë që ka ardhur në fund të rrugëtimit dhe duhet të lejoj që bashkë me bashkëpunëtorët e tij që partia të reformohet, të fuqizohet me njerëz të LDK’së”, ka shtuar ai.