Kush mund të jetë shkaku i tragjedisë, flet hetuesi bullgar

LAJMI I FUNDIT

Drejtori i Shërbimit Kombëtar të Hetimeve Bullgare Borislav Sarafov tha se shkak i tragjedisë me autobusin maqedonas mund të jetë ndonjë gabim i shoferit ose ndonjë problem teknik me autobusin.

VIDEO:

Ndërkohë ministri i Brendshëm bullgar Bojko Rashkov, i cili ishte në vendin e aksidentit ishte bashkë me kryeministrin bullgar Stefan Janev, tha se shkaqet e aksidentit do të sqarohen gjatë hetimit.

Ai ka theksuar se përveç autobusit të djegur kanë qarkulluar edhe tre autobusë të tjerë.

Autobusi i aksidentuar lëvizte i fundit. Bankina në autostradë është shkatërruar nga autobusi dhe ka shumë mundësi që zjarri të ketë ndodhur në kontakt të autobusit me gardhin mbrojtës, tha Rashkov.