Kushtrim Cukaj jep dorëheqje nga pozita e drejtorit të AAPSK-së

Kushtrim Cukaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar (AAPSK).

Në dorëheqjen që Cukaj i ka dorëzuar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu të cilën e ka siguruar Telegrafi, shkruan se dorëheqja e tij është me efekt të menjëhershëm dhe ka kërkuar aprovimin si të tillë.

“Më lejoni që të ju paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të AAPSK-ës bazuar në Ligjin Nr.06/L-114 për Zyrtarët Publik, Nenin 62, paragrafi 2,4 dhe kërkoj të lirohem nga të gjitha përgjegjësitë e mija të bazuara në vendimin Nr.10/59 të datës 21.01.2021 të Qeverisë në detyrë të Republikës së Kosovës. Dorëheqja ime është me efekt të menjëhershëm, ju lutem të më aprovohet si e tillë. Dorëheqjen e parashtroj për arsye objektive, e që ndërlidhen me familjen dhe shëndetin tim”, shkruan Cukaj në letrën e dorëheqjes drejtuar Haxhiut.

VIDEO:

Kushtrim Cukaj shkarkohet nga posti i sekretarit në MIE Kushtrim Cukaj shkarkohet nga posti i sekretarit në MIE

Kujtojmë se në maj të vitit 2020, Kushtrim Cukaj ishte shkarkuar nga pozita e sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Integrimeve Evropiane nga Komisionit Disiplinor për Pozitat e Nivelit të Lartë Drejtues në Shërbimin Civil të Qeverisë së Kosovës. /Telegrafi/

The post Kushtrim Cukaj jep dorëheqje nga pozita e drejtorit të AAPSK-së appeared first on Telegrafi.