Kuvendi miraton dy projektligje që lidhen me arkitekturën

Kuvendi i Kosovës, ka votuar dy projektligje që lidhen me arkitekturën.

Me 74 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, u votua shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-011 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 04/L-061 për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore.

VIDEO:

Po ashtu, me 60 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, u votua shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-012 për Odat e arkitektëve dhe inxhinierëve në fushën e ndërtimit.

Përndryshe, Qeveria e Albin Kurtit, e ka në plan-program edhe ndërtimin e banesave për çifte.

Kjo si masë lehtësuese për çifte të reja që të paguajnë më pak qira.

Kuvendi i Kosovës, të enjten ka mbajtur seancën e rregullt, ku u votuan një mori projektligjesh. /Insajderi.com