January 21, 2021

Ky është vendimi i ri i Qeverisë për karantinën në Qendrën e Studentëve

Sot Qeveria e Kosovës në mbledhjen e kabinetit qeveritar, ka marrë vendim për shfuqizimin e vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë, për karantinën në Qendrën e Studentëve.

“Në mbledhjen e stme, kabineti qeveritar ka miratuar edhe vendimin me të cilin Qeveria e Republikës së Kosovës ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë që nga data 30 maj 2020 të shfuqizohen vendimet: Vendimi i Qeverisë nr.01/13 i datës 18/03/2020, me të cilin Qendra e Studentëve në Prishtinë është caktuar si hapësirë karantine dhe Vendimi i GNMI MPBAP nr. 140/2020 i datës 25/03/2020, me të cilin është caktuar qendra për të huaj në Vranidoll si hapësirë karantine” – thuhet në njoftimin e Qeverisë.

VIDEO:

Me këtë vendim të ekzekutivit, Ministria e Shëndetësisë obligohet të sigurojë që personat që gjenden në karantinë në Qendrën e Studentëve dhe në Vranidoll, t’i testojë për Covid-19 dhe të njejtit të lirohen në vetëizolim për 14 ditët e ardhshme, nën mbikëqyrjen e ekipeve mjekësore dhe njësive tjera përkatëse.

“Në vijim, të gjithë personat që hyjnë në Republikën e Kosovës obligohen të vetëizolohen për 14 ditë të ardhshme, nën mbikëqyrjen e ekipeve mjekësore dhe njësive tjera përkatëse” – thuhet në njoftim.

Po ashtu, të gjitha Vendimet tjera që kanë rregulluar procedurat e karantinës shfuqizohen.

Në arsyetim të vendimit thuhet se situata epidemiologjike në vend konsiderohet me rrezik të reduktuar, krahasuar me situatën paraprake sipas konstatimeve të IKShPK-së dhe zyrës së OBSh-së në Kosovë.

 

Pëlqejeni faqen tonë në Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *