Ky është zyrtari i Ministrisë së Kulturës që u arrestua si i dyshuar për marrjen e rreth 6 mijë eurove ryshfet

Foto

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një zyrtar të Ministrisë së Kulturës.

VIDEO:

Demokracia.com mëson se zyrtari i arrestuar është L. Gashi. Ai është kapur sot në flagrancë duke i marrë rreth 6 mijë euro nga aplikuesit për subvencione.

Gjatë gjithë ditës në objektin e ministrisë mësohet se janë parë edhe policë civil.

Ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit për 48 orë.

Arrestimi i tij është konfirmuar edhe nga Policia, por ata nuk kanë treguar nga cila ministri është i arrestuari dhe as shumën me të cilën është kapur.