Kylie Jenner dhe Travis Scott sërish bashkë? – dyshja shpenzojnë shumë kohë së bashku

Tashmë janë nxitur aludime se Kylie Jenner dhe Travis Scott janë bashkuar sërish.

Dyshja të dielën që lamë pas janë parë duke shkuar në Miami, përmes avionit privat të Kylie, shkruan Daily Mail.

Pasi kaluan fundjavën duke festuar, palët janë parë duke udhëtuar në një vend tjetër.

VIDEO:

Foto: Daily Mail

Ndërsa ylli i KUWTK ngjitej në shkallët e aeroplanit, u vërejt se ishte përkujdesur për secilin detaj të paraqitjes.

Ajo gjithashtu mahniti me makijazhin, kurse për aksesorë vendosi të përdor një çantë prej 80 mijë dollarësh.

Foto: DailyMail

Ndërkohë, babai i vajzës Stormi Webster, kishte një kapelë të zezë bejsbolli, bluzë gri dhe atlete të bardha.

Një pajtim romantik midis dyshes nuk do të ishte për t’u habitur pasi ata kanë mbetur miq që nga prishja e tyre në shtator të vitit 2019. /Telegrafi/

The post Kylie Jenner dhe Travis Scott sërish bashkë? – dyshja shpenzojnë shumë kohë së bashku appeared first on Telegrafi.