Labi me fjalë befasuese për 2Ton: E keni refuzuar, por tani i luteni

Këngëtari njihet për mbështetjen që iu ofron artistëve të rinj.

Dhe, Labinot Tahiri së fundi ka shkruar fjalë të mëdha për rep-artistin 2 Ton, shkruan lajmi.net.

Përmes një storie në Instagram ai e ka vlerësuar muzikën e tij dhe ka shtuar se dikur nuk e kanë marrë parasysh zërin e tij ndërsa sot 2ton ka thyer tabutë në stilin e muzikës që këndon.

VIDEO:

Tutje, Labi po ashtu ka publikuar projektin e fundit muzikor të lansuar nga Arton Avdyli i cili njihet në estradë si 2Ton duke i thënë të vazhdoi me këngë të reja.

Postimi i plotë i Labit pa ndërhyrje:

‘Ky ferizajlia ynë që dikur nuk e mirrnin nëpër mbrëmje sepse nuk ia dinin rëndësinë.

Tani e kanë lutur që t’iu këndojë nëpër mbrëmje i cili theu të gjitha tabutë e këtij zhanri. Super këngë e super suksese vëlla. Sukseset regjistrohen dhe dhurohen nga Zoti dhe puna, e jo nga Labi apo ai e ky”.

Kemi folur me qindra herë si me ty si me shumë të rinj. Shumë herë më kanë thënë: përse po e përkrah atë apo këtë, por ua kam thënë se njeriu pa njeriun nuk mund të jetojë dhe atij që punës ia bën hyzmetin veç dorën ia jep, e jo ta urresh apo ta shikosh për me ia humb punën. Shyqyr Zotit ka për të gjithë.

Vazhdo vëllai im”.

Rikujtojmë se, Labi ka një bashkëpunim me 2tonin lansuar vite më parë ‘Zemra jem’.

Ndryshe, ‘Aktore’ mban titullin projekti i fundit muzikor i 2Ton.