Labi në ditën e Kurban Bajramit, i bën me banesë një familje të pastrehë në Kaçanik

Në ditën e Kurban Bajramit, Labi i bën me banesë një familje të pastrehë në Kaçanik.

Këngëtari dhe humanisti i njohur, Labinot Tahiri, ka bërë një tjetër dhurim bujar në ditën e Kurban Bajramit.

Përmes një videoje në rrjetin social Facebook, tahiri ka treguar se ai bashkë me përkrahësit e tij humanitarë, kanë bërë me banesë një familje skamnore.

VIDEO:

Bëhet fjalë për një nënë dhe një vajzë nga Kaçanikut, të cilat kanë qenë të pastreha deri më tash.

Këngëtari dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës i ka falënderuar të gjithë ata që kontribuuan dhe njëherësh iu ka uruar ndjekësve të tij festën e Kurban Bajramit.

Ky është postimi i tij i plotë (pa ndërhyrje):

“Urime Kurban Bajramin!

Sot jemi në Kaçanik, për të ia bërë përhajêr banesën e re nanës loke dhe vajzez se saj, të cilat ishin duke qêndruar jasht nëpër koridore të banesave tjera

Shqiptarë të dashur, Zoti ju bekoftë që keni ndihmuar edhe këtë rast!

Me dashuri, Labi Kosovë e Shqipërisë”, ka shkruar Labinot Tahiri.