Lajçak arrin në Kosovë, pasdite takohet me Osmanin dhe Kurtin

Miroslav Lajçak

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav ka arritur në Kosovë, ku do të takohet me krerët e shtetit.

VIDEO:

Lajçak gjatë ditës pritet të takojë Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në ora 17:00, kurse një orë më vonë ai do të takohet em kryeministrin e vendit, Albin Kurti, transmeton lajmi.net.

Diplomati sllovak poashtu do të takojë edhe krerët e partive politike në Kosovë.

Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak gjatë ditës së djeshme ka qëndruar në Serbi, ku është takuar me kryeministrin serb, Aleksadar Vuçiq e ku diskutim kryesor ishte çështja e Kosovës dhe marrëdhëniet në mes dy vendeve.