Lajçak: Ideja e ndryshimit të kufijve provokon luftë

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka theksuar se është rreptësisht kundër idesë së ndryshimit të kufijve në Ballkan, por ka thënë po ashtu se nuk përkrah as masën e reciprocitetit të paralajmëruar nga Kosova ndaj Serbisë, përcjell Insajderi.

Përmes një konference, Lajçak ka thënë se ideja e rivizatimit të kufijve nuk është diçka e re dhe se ka qenë e pranishme për vite të tëra.

VIDEO:

Megjithatë, e ka cilësuar si të është e rrezikshme dhe ide që provokon luftë.

“S’dua t’i komentoj këto letra. Ideja e rivizatimit të kufijve nuk është ide e re, ka qenë këtu për vite. Unë plotësisht jam kundër një ideje të tillë. Është tërësisht e rrezikshme dhe ide që provokon luftë”, ka thënë Lajçak.

Për deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se dialogu s’është top-prioritet për të, Lajçaku ka thënë se “në politikë s’mund të zgjedhësh prioritetet, por ato të zgjedhin ty”.

Sipas tij, dialogu është prioritet për të dy qeveritë dhe se ideja për punësim e drejtësi në Kosovë lidhen me integrimin evropian përmes dialogut.

Këto deklarata Lajçak i ka bërë në një bashkëbisedim të organizuar nga “Itaian Institute for International and Political Studie” me temën “The Geopolitical Gambles in the Balkans”./Insajderi.com