Lajçak: Pa një marrëveshje, Kosova dhe Serbia dhe do të mbeten të bllokuar

Miroslav Lajçak

Emisari Special i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak ka thënë se pa një marrëveshje, të dyja vendet do të mbeten të bllokuar.

VIDEO:

Ai përsëriti sot se nuk ka alternativë për dialogun Kosovë-Serbi, përndryshe të dyja palët do të mbeten të bllokuara në rrugën e tyre drejt së ardhmes, raporton Tanjug.

Lajçak njoftoi se do të mbërrinte në Prishtinë të mërkurën për një vizitë tre-ditore, pas së cilës do të nisej për në Beograd.