Lajçak thotë se e di saktë kush qëndron parapa “non-paper” por s’pranon të lëshohet në spekulime

emisari

Emisari sllovak i BE’së që ndërmjetëson bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajcak, në një bashkëbisedim të organizuar nga Instituti Italian për Studime Politike, ka folur për ‘non-paper’-at e publikuara së fundi në të cilat përshkruhen lëvizje kufijsh e ndryshime strukturore të shtetësisë së Kosovës.

VIDEO:

I pyetur se kush mund të qëndrojë prapa tyre, Lajçak ka thënë se mendon që mund ta thotë arsyeshëm dhe saktësisht se kush qëndron prapa, megjithatë shton se nuk është roli i tij për të spekuluar.

“Unë nuk jam këtu të spekuloj. Mendoj se mund ta them arsyeshëm dhe saktësisht kush është prapa tyre, por ky s’është roli im të bie në nivel spekulimesh”, ka Lajçak.

Megjithaët emisari i BE’së ka thënë se plani i zgjerimit të BE’së dhe integrimit të Ballkanit Perëndimor është plan A dhe nuk ka zëvendësim.