Lajmërohet “udhëtari i tetë” që mendohej se ishte zhdukur pas aksidentit në Bullgari

Aksidenti tragjik

BNT” bullgare bëri të ditur se është zbardhur misteri rreth udhëtarit të tetë, i cili u përmend se është në mesin e të shpëtuarve nga aksidenti tragjik në autostradën “Struma” në Bullgari.

VIDEO:

Sipas televizionit, gabimi ka ndodhur në spitalin “Pirogov”, sepse ka pasur mospërputhje mes listës së të lënduarve në aksident dhe listës së pjesëmarrësve në udhëtimin e kompanisë turistike maqedonase.

Personi i përmendur Shadi Nauf al Saleh që ishte përfshirë në listën e udhëtarëve që e kishte prezantuar spitali ka shkuar personalisht në redaksinë e televizionit BNT, ku ka bërë reagimin e tij.

Ai shpjegoi se nuk kishte asnjë lidhje me aksidentin. Ai është shtetas bullgar dhe të shtunën është shtruar në repartin e traumës në Spitalin Pirogov për shkak të një thyerjeje të krahut. Më pas rezulton se në klinikë ai është futur gabimisht në listën e të lënduarve nga aksidenti. Saleh tashmë ka dalë nga spitali, raportoi BNT.

Ky konfuzion ka lindur pasi në konferencën për media të Prokurorisë Publike Bullgare u tha se nga autobusi u nxorrën 44 trupa, ndërsa 8 nga udhëtarë mbijetuan. Më parë ishte raportuar se në aksident kishin vdekur 45 udhëtarë.(INA)