LAJMI I FUNDIT: Flasin nga kompania kosovare, autobusi i së cilës u rrotullua në Serbi

lajmi i fundit

Sonte rreth orës 22 në vendin e quajtur Velika Kupca afër Krushevacit në Serbi, autobusi nga Kosova i kompanisë ‘Zhitia Tours’ ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur, transmeton Demokracia.com.

Bëhet fjalë për autobusin e linjës Prishtinë-Grac (Austri).

VIDEO:

Deri më tash raportohet për 11 të lënduar dhe ata janë bartur në spitalin e Krushevacit.

Lajmin për Demokracia.com e kanë konfirmuar nga kompania “Zhitia Turist”, autobusi i së cilës u aksidentua.

“Po ka ndodh një aksident shkaku i vështirësive në rrugë”, kanë konfirmuar ata.

Nga kompania thonë se fatmirësisht nuk ka viktima nga ky aksident.

“Viktima nuk ka, disa prej udhëtarëve kanë marrë lëndime të lehta. Asgjë serioze”, kanë thënë nga kjo kompani.

Ata u kanë uruar shërim të shpejt pasagjerëve të lënduar