LAJMI I FUNDIT: Kuvendi miraton rezolutën kundër mbajtjes së referendumit serb në Kosovë

<!–

–>

Deputetët e Kuvendi të Kosovës kanë miratuar projet-rezolutën kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës.

VIDEO:

76 deputetë kanë votuar pro kësaj rezolute.

Vetëvendosjes si parti në pushtet, rezoluta u përkrah nga deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Driton Selmanaj i LDK-së abstenoi.

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila me anë të një projekt-rezolute të propozuar nga ajo, ka kërkuar që referendumi i Serbisë të mos mbahet edhe në Kosovë.

Në pikën një të kësaj projekt-rezolute thuhet se mbajtja e këtij referendumi në territorin e Kosovës përbën shkelje të sovranitetit të Kosovës si dhe është në kundërshtim me kushtetutën e vendit.

Kurse, në pikën dy të rezolutës thuhet se Kuvendi i Kosovës i kërkon qeverisë dhe institucioneve gjegjëse që të marrin të gjitha veprimet brenda kompetencave të tyre për të mos lejuar cenimin e rendit kushtetutës nga mbajtja e këtij referendumi.

Ndërsa, pika katër e kësaj projekt-rezolute thotë se Kuvendi i Kosovës vë në pah të drejtën e qytetarëve me dyshtetësi që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në përputhje me standardet kushtetuese dhe praktikat ndërkombëtare. /ORAinfo/