Largimi i Ramosit do të nënkuptonte një kapiten jo-spanjoll te Real Madridi pas shumë viteve

Marcelo, Karim Benzema dhe Raphael Varane do të ishin tre kapitenët e Real Madridit nëse Sergio Ramos largohet nga klubi këtë verë.

Kjo do të thoshte që shiriti do t’i kalonte te një lojtari jo-spanjoll për herë të parë në shumë vite.

Ramos mori shiritin e kapitenit nga Iker Casillas, Casillas nga Raul Gonzalez dhe, duke filluar që nga 2003, Raul nga Fernando Hierro.

Ramos largohet në këtë verë nga Real Maridi Ramos largohet në këtë verë nga Real Maridi

VIDEO:

Në atë aspekt, Marcelo – i pari në radhë për ta marr shiritin – do të bënte histori dhe emërimi i tij do të rezultonte në një prishje të ‘traditës’.

Por, i tillë është ‘ligji’ i dhomës së zhveshjes së Real Madridit, që është se shiriti i kalon lojtarit me jetën më të gjatë në klub.

Disa herë nuk ka qenë rasti, me Jose Mourinhon që emëronte me famë një lojtar të skuadrës si kapitenin e tij dhe ia merrte nderin Casillasit.

Me Marcelon që nuk pritet të jetë titullar i rregullt në mbrojtjen e Real Madridit, Benzema do të dukej lojtari më i mundshëm në skuadër për të qenë kapiten.

Lojtari i parë spanjoll që do të paraqitej në hierarkinë e kapitenëve do të ishte Nacho Fernandez, pak përpara Luka Modric.

Askush nuk ka kaluar më shumë kohë në Real Madrid sesa Nacho, i cili është afër të kompletoj 20 vite me Los Blanco – por jo të gjitha të kaluara me skuadrën e ekipit të parë, duke e lënë Marcelon në ‘pole position’.

Nëse ai largohet këtë verë, Ramos pa dyshim do të mbahet mend si një nga kapitenët më të suksesshëm të klubit.

Ai ka mbajtur shiritin për gjashtë sezone, në të cilin Los Blancos kanë mbledhur 12 trofe.

Casillas fitoi shtatë trofe në pesë sezone dhe Raul vetëm katër në shtatë sezone.

Ramos filloi duke ngritur Ligën e Kampionëve në vitin 2016, dhe triumfi La Liganë sezonin 2019/20 mund të jetë i fundit. Ai ka fituar gjithçka si kapiten, përveç Copa del Rey. /Telegrafi/

The post Largimi i Ramosit do të nënkuptonte një kapiten jo-spanjoll te Real Madridi pas shumë viteve appeared first on Telegrafi.