Latifi thotë se marrëveshja për tiketën 5 euroshe u pezullua falë kritikave të gazetarëve dhe aksioneve të PSD-së

Profesori universitar

Profesori universitar, Blerim Latifi ka thënë se zbrapsja e Qeverisë nga marrëveshja për tiketën pesë-euroshe për veturat është fitorja e parë opozitare që nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

VIDEO:

Latifi shkroi në Facebook se kjo fitore është meritë e gazetarëve kritikë dhe e aksionit të përditshëm politik të Partisë Socialdemokrate, e jo e partive tjera në Parlament.

“Heqja dorë e qeverisë nga tiketa pesë euroshe për veturat, është fitorja e parë e qëndrimit opozitar në Kosovë, qysh prej zgjedhjeve të 14 shkurtit. Gjithsesi një fitore e vogël, por që tregon se ende mund të shpresohet në forcën e argumentit publik përballë forcës së numrave në Parlament. Natyrisht kjo fitore e vogël është meritë e gazetarëve kritikë dhe e aksionit të përditshëm politik të PSD-së, e kursesi e partive tjera opozitare që po mrizojnë në Parlament”, shkroi Latifi.

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se ka marrë vendim që ta pezullojë marrëveshjen për tiketa ngjitëse në automjete, deri në marrjen e një vendimi tjetër përfundimtar për këtë çështje.

Ai ka thënë se pas nënshkrimit të marrëveshjes dhe vëmendjes së madhe të opinionit publik ka gjetur dokumente e raporte që janë kontradiktore me njëra tjetrën.