Laura Whitmore bëhet nënë për herë të parë

Laura Whitmore është bërë nënë për herë të parë.

Prezantuesja e “Love Island”, 35 vjeçe, ka mirëpritur një vajzë së bashku me partnerin e saj, Iain Stirling.

Ata u shfaqën së bashku për herë në një shëtitje në Londër, në disa fotografi që ka publikuar DailyMail.

VIDEO:

Laura Whitmore

Të njëjtit akoma nuk kanë dhënë ndonjë lajm lidhur me këtë në rrjete sociale.

Laura dhe Iain njoftuan për pritjen e fëmijës në dhjetor të vitit të kaluar gjë që gëzoi shumë fansat e tyre.

Iain Stirling

“Iain dhe unë po presim një fëmijë në fillim të vitit 2021. Ka qenë e vështirë të mbash një lajm të tillë”.

“Ne do të vlerësonim privatësinë tonë, por thjesht dëshironim të ndanim këtë me ju”, ka thënë ajo.

Të njëjtit u martuan në Dublin në nëntor të 2020. /Telegrafi/

Laura Whitmore (Foto: Instagram)

The post Laura Whitmore bëhet nënë për herë të parë appeared first on Telegrafi.