Lazio mposht minimalisht Sampdoria-n, ngritet përkohësisht në vendin e katërt

Lazio ringrihet pas disfatës ndaj Inter-it në javën e kaluar, duke i’u falur golit të Luis Albertos në këtë sukses ku ‘bardhekaltërit’ triumfuan ndaj Sampdorias në shtëpi, njofton Insajderi.

VIDEO:

Skuadra kryeqytetase fiton me golin e Luis Albertos në minutën e 24-të duke u ngjitur përkohësisht në vendin e katërt në kuotën e 43 pikëve.

Thomas Strakosha nuk ishte përsëri pjesë e Lazio-s edhe në këtë takim pasi gardiani ‘kuqezi’ ndodhet ende i dëmtuar, ndërsa sulmuesi kosovar Vedat Muriqi u inkuadrua në pjesën e dytë, në minutën e 63-të, duke zëvendësuar golashënuesin Luis Alberto. /Insajderi.com