LDK e AAK marrin pjesë në seancën për referendumin e Serbisë në Kosovë

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ata të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës po marrin pjesë në seancën e jashtëzakonshme që pritet të mbahet në lidhje me referendumin e Serbisë në Kosovë.

Pak para fillimit të seancës, deputetët e LDK-së e AAK-së janë parë në Kuvend.

Ndryshe nga ta, deputetët e PDK-së nuk e shohin të arsyeshme mbajtjen e një seancë të tillë, prandaj edhe kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë.

VIDEO:

Kuvendi i Kosovës pritet të fillojë seancën e jashtëzakonshme në lidhje me referendumin për çështje të brendshme të Serbisë në Kosovë.

Seancën është thirrur me kërkesën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti pas takimit që patën krerët e shtetit me ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe përfaqësuesin e BE-së në Kosovë.

Gjatë kësaj seance, pritet të miratohet një rezolutë kundër organizimit të referendumit për çështje të brendshme të Serbisë në Kosovë.

Kjo rezolutë po bëhet në mbështetje të deklaratës së përbashkët të krerëve të shtetit, dhënë pas takimit të djeshëm me vendet e QUINT-it, ku njëzëri i thanë “jo”, kërkesës së Serbisë për të mbajtur referendum në territorin e Kosovës. /Telegrafi/

The post LDK e AAK marrin pjesë në seancën për referendumin e Serbisë në Kosovë appeared first on Telegrafi.