LDK-ja e vendosur që zgjedhjet duhet të mbahen

<!–

–>

VIDEO:

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se partia e tij është kategorike që zgjedhjet duhet të mbahet me 17 tetor siç është e paraparë me ligj.

Gashi pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, foli edhe për hapjen e arkivave të UCK-së, duke kërkuar që me këtë temë të kohet shumë kujdes.

“Çështja e arkivave nuk ka të bëjë me luftën e UCK-së, por duhet një angazhim i ekspertëve për të parë këtë në mënyrë që mos gabohemi”, tha Gashi.

“LDK-ja do të marrë një qëndrim dhe do të marrë pjesë në këtë takim. LDK-ja mendon se zgjedhjet duhet të mbahen dhe jo të shtyhen. Mund të anulohet fushata por jo zgjedhjet”, tha Gashi.

Ai ka bërë të ditur se me 20 shtator do të mbahet seanca e parë për këtë sesion vjeshtor.