Lëndoi një person në aksident, ik nga vendi i ngjarjes

lajmi i fundit

Policia e Kosovës ka konfiskuar sot një veturë, e cila ishte përfshirë në një aksident trafiku më 10 janar 2022 në Duhël të Suharekës, ku një person ishte lënduar, ndërsa ngasësi i automjetit kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

VIDEO:

Siç thuhet në një komunikatë, policia ka arritur të bëjë verifikimin e automjetit dhe personit, i cili është ndaluar dhe intervistuar për shkaktimin e aksidentit me lëndime dhe ikje nga vendi i ngjarjes.

Zyrtarët e policisë në Prizren, pas verifikimit zbuluan se automjeti ka qenë me targa gjermane dhe i çlajmëruar dhe nuk ishte i zhdoganuar.

Automjeti është sekuestruar në ora 16:00, ku është dorëzuar në Terminalin Doganor në Prizren.

Në lidhje me këtë janë ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore ndaj të dyshuarit dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.