Levada Center: Çdo i pesti rus dëshiron te largohet nga Rusia

Hulumtimi

Bazuar nga rezultatet e dala të hulumtimit të kryer nga `Levada Center`, 22% e rusëve të anketuar dëshirojnë të largohen dhe të jetojnë përgjithmonë jashtë Rusisë.

VIDEO:

Nga kategoritë e të anketuarve, të rinjtë e moshës nga 18 deri në 24 vjeçar, janë kategoria që më së shumti dëshirojnë të jetojnë jashtë Rusisë. Në këtë kategori pothuajse gjysma e të anketuarve (48%) do të dëshironin të jetonin jashtë Rusisë.

Në grup moshat 25-39 vjeçar dhe 40-45 vjeçar, numri i atyre që dëshirojnë të jetojnë jashtë Rusisë është më i vogël por edhe në këto grup mosha numri i atyre që dëshirojnë të jetojnë jashtë Rusisë është duke u rritur.

Se numri i të rinjve që dëshirojnë të jetojnë jashtë Rusisë është i madh e dëshmon edhe hulumtimi i Akademisë Ruse të Shkencave, në lidhje me numrin e shkencëtarëve rusë që dëshirojnë dhe që janë larguar nga Rusia.

Sipas hulumtimit, numri i shkencëtarëve dhe specialistëve që largohen nga Rusia është rritur me pesë herë që nga viti 2012. Kjo ishte bërë e ditur nga Sekretari Shkencorë i Akademisë Ruse të Shkencave, Nikolai Dolgushkin, gjatë një takimi të Akademisë Ruse të Shkencave. Sipas Dolgushkin, deri sa në vitin 2012, 14 mijë shkencëtarë kishin lëshuar Rusinë, në vitin 2020 kjo shifër ka shkuar në 70 mijë shkencëtarë.

Në largimin e të rinjve nga Rusia ndikon cilësia e jetesës dhe mos siguria ekonomike për të krijuar familje.

Pos këtyre dy indikatorëve të lartcekur në dëshirën kaq të lartë te të rinjve për tu larguar nga Rusia, ndikon edhe censura dhe klima e frikës që është duke u instaluar në Rusia. Vlen të cekët rasti i protestave të  fundit, në mbështetje të opozitarit të arrestuar rus, Alexei Navalny, ku ndaj protestuesve që kryesisht ishin të rinj, ishte ushtruar dhunë dhe një numër i konsideruar edhe ishte arrestuar.