Lewandowski shënon ndaj Lazio-s, kalon Raul Gonzalez për golat e shënuar në Ligën e Kampionëve

Sulmuesi polak i Bayern Munchen realizoi një arritje personale historike sonte në fushë kundër Lazio-s. Me golin e shënuar në minutën e nëntë, bomberi i kampionëve të Europës është zyrtarisht golashënuesi i tretë më i mirë në Ligën e Kampionëve, duke parakaluar legjendën e Real Madrid-it, Raul Gonzalez, njofton Insajderi.

32 vjeçari arriti sot në kuotën e 72 golave në Ligën e Kampionëve, ndërsa ish-kapiteni madrilen e mbylli karrierën me 71 gola në këtë kompeticion.

VIDEO:

Tashmë, Lewandowski ka plotësisht të drejtë të ndihet krenar pasi ngjitet në podiumin e golashënuesve më të mirë të Ligës së Kampionëve me Cristiano Ronaldo-n dhe Lionel Messi-n.

Polaku vazhdon të konfirmohet si njëri prej futbollistëve më të mirë aktualisht në Europë. /Insajderi.com