Liga UNIKE fillon më 6 prill 2021

Kryetar i Bordit të Ligës UNIKE, Ilir Trebicka ka konfirmuar zyrtarisht se garat do të fillojnë më 6 prill të këtij viti, 2021.

Nënshkrimi i marrëveshjes për inicimin e ligës së përbashkët Shqipëri-Kosovë në basketboll “Liga UNIKE”, garat do të fillojnë me datën 6 Prill 2021.

Garat do të zhvillohet në format të “Final 8” me sistem eliminimi dhe ndeshjet e para çerekfinale do të luhen në Rahovec me datë 6 dhe 7 Prill 2021, ndërsa ndeshjet gjysmëfinale, gara për vendin e tretë dhe finalja e madhe e Ligës UNIKE do të zhvillohen me datat 13-14 Prill në Durrës.

Është kryetari i bordit, Ilir Trebicka, i cili ka njoftuar për më të rejat dhe nisjen e Ligës UNIKE.

VIDEO:

Arrihet marrëveshja historike, Kosova dhe Shqipëria me Ligë UNIKE Arrihet marrëveshja historike, Kosova dhe Shqipëria me Ligë UNIKE

Postimi pa ndërhyrje

Kam kënaqësinë të ju njoftoj që pas një periudhe të gjatë kohore që nga nënshkrimi i marrëveshjes për inicimin e ligës së përbashkët Shqipëri-Kosovë në basketboll “Liga UNIKE”, garat do të fillojnë me datën 6 Prill 2021.

Gara do të zhvillohet në format të “Final 8” me sistem eliminimi dhe ndeshjet e para çerekfinale do të luhen në Rahovec me datë 6 dhe 7 Prill 2021, ndërsa ndeshjet gjysmëfinale, gara për vendin e tretë dhe finalja e madhe e Ligës UNIKE do të zhvillohen me datat 13-14 Prill në Durrës.

Çiftet e ndeshjeve të para do të dihen sot pas hedhjes së shortit. Për shkak të gjendjes me Covid-19, hedhja e shortit do të bëhet në ambientet e Ligës UNIKE.

Për mua, stafin e Ligës UNIKE dhe stafin e Federatave Nacionale është nder dhe privilegj i veçantë jetësimi i ligës së përbashkët Shqipëri-Kosovë.

Uroj që kjo garë të ketë fillim të mbarë dhe të përçojë mesazh unifikues në të gjithë spektrin sportdashës në Shqipëri dhe Kosovë.

I juaji,

Ilir TREBICKA

Kryetar i Bordit të Ligës UNIKE

/Telegrafi/

The post Liga UNIKE fillon më 6 prill 2021 appeared first on Telegrafi.