Lille vetëm dy fitore larg titullit në Ligue 1: Kolonia turke mund ta rikthej titullin në këtë klub pas 10 vitesh

Lille është shumë afër që të shpallet kampion i Francës, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund.

Fitorja e sotme në derbi lokal ndaj Lens si mysafir me rezultat 3-1, ka bërë që te Lille të fillojnë të ëndërrojnë.

Kjo pasi ata aktualisht lider me 79 pikë, katër pikë para vendin të dytë që mbahet nga Paris SG me 75 pikë, por që kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Lille duhet t’i fitojë vetëm edhe dy takimet e fundit, në shtëpi me St Ettiene dhe si mysafir i Angers që të shpallet kampion.

VIDEO:

Nëse titulli do të rikthehej te Lille do t’i binte që ata shpallen kampin pas 10 vitesh, pasi hera e fundit ishte në sezonin 2010/2011.

Kolonia turke, portugezët dhe talenti kanadez

Lille nuk është një nga skuadrat më të shtrenjta në Ligue 1,  pasi ata aktualisht kushtojnë më pak se ekipet si PSG, Monaco e Lyon, që deri në fund ishin në garë për titull.

Por nuk është se nuk ka emra të njohur te Lille. Ata që kanë lënë përshtypje të madhe këtë vit janë treshja turke, Burak Yilmaz, Yusuf Yazici dhe Zeki Calik.

Veterani Yilmaz është edhe top shënues i skuadrës në Ligue 1 me 15 gola të shënuara, duke dhënë edhe 6 asistime.

Po ashtu te Lille luajnë edhe emra si portugezët Jose Fonte, Renato Sanches, Tiago Djalo dhe Xeka.

Një emër që ka bërë përshtypje të madhe është edhe talenti kanadez David Jonathan që ka gjetur rrjetën 12 herë këtë sezon.

Te Lille luan edhe Timothy Weah, djali i legjendës George Weah. /Telegrafi/

(function (el) { window.addEventListener(“message”, (event) => { if (event.origin.startsWith(“https://www.sofascore”)) { if (el.id === event.data.id) { el.style.height = event.data.height + “px”; } } }); })(document.getElementById(“sofa-standings-embed-4-28222”));

Standings provided by SofaScore LiveScore

The post Lille vetëm dy fitore larg titullit në Ligue 1: Kolonia turke mund ta rikthej titullin në këtë klub pas 10 vitesh appeared first on Telegrafi.