Lily Collins flet për veshjet e sezonit 2 të “Emily in Paris”: Nuk ka tuta

Personazhi i Lily Collins në serialin “Emily in Paris” siç duket nuk ka të bëj me veshjet e karantinës.

Aktorja, 32 vjeçe, foli për modën në sezonin e dytë të shfaqjes popullore të Netflix, ku shihet një vajzë amerikane e dërguar në Paris, për të punuar në një punë marketingu – e gjitha kjo ndërsa ka veshur veshje nga imagjinata e stilistes legjendare të kostumeve Patricia Fields.

“Nuk ka fjalë për fjalë asnjë lloj tutash”, tha Collins për Vogue australiane për episodet e ardhshme, duke qeshur.

VIDEO:

“Shkëlqimi dhe guximi, argëtimi dhe sensi i humorit që Emily ka në gardërobën e saj e rrit personalitetin e saj, veçanërisht duke dalë nga COVID-19 ku rehatia ishte gjithçka”, shpjegoi Collins. Ajo shtoi, “Jo gjithçka u ndje shumë komode pas COVID-19, por ishte vërtet bukur të argëtoheshe sërish me modën në mënyrën më të lartë të mundshme”.

Ndërsa sezoni i parë e krijoi Emilyn si një peshk jashtë ujit, të prirur ndaj beretave klishe dhe pjesëve të zbukuruara me Kullën Eiffel, Collins gjithashtu bashkëpunoi me Fields në disa pjesë të stilistëve, duke përfshirë takat e markës Christian Louboutin.

“E vizualizova Emily-n si një profesioniste të re optimiste, e cila ishte e lumtur që kishte një mundësi për të punuar në Paris. Ajo përpiqet të përshtatet me elegancën franceze duke shprehur ende identitetin e saj amerikan”, tha Fields, 78 vjeç, për Page Six Style vitin e kaluar.

Collins tregon se sezoni i dytë do të shfaqë të gjitha llojet e dorezave, çantat e vogla dhe shumë fustane të mahnitshme. Ajo shtoi se ka disa “fustane epike” që ajo u përpoq t’i vidhte për vete – “Unë nuk mbajta asgjë këtë sezon”, u ankua Collins. “Më besoni, kam pyetur”.

Sezoni i dytë “Emily In Paris” transmetohet në Netflix më 22 dhjetor. /Telegrafi/

The post Lily Collins flet për veshjet e sezonit 2 të “Emily in Paris”: Nuk ka tuta appeared first on Telegrafi.