Linda Halimi do të jetë pjesë e “Kënga Magjike 2021”

Ajo këto ditë është rikthyer në trojet shqiptare pasi prej vitesh jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Fjala është për artisten nga Vitia, Linda Halimi, e cila për rikthimin në Kosovë e Shqipëri ka një arsye.

Siç ka njoftuar përmes rrjeteve sociale, 27 vjeçarja do jetë pjesë e festivalit “Kënga Magjike 2021”.

VIDEO:

Linda Halimi (Foto: Instagram)

Përmes një postimi tjetër të ndarë në InstaStory, krijuesja e hitit “Ndihmë” tregon se këngën do ta prezantojë të dielën.

“Kënga do të publikohet më 4 prill”, thuhet në njoftim.

Të gjitha lajmet nga Linda Halimi Të gjitha lajmet nga Linda Halimi

Linda gjithashtu gjatë kësaj kohe ka qenë në Shqipëri në parapërgatitje për kompeticionin muzikor.

Kjo nuk është hera e parë e paraqitjes së Halimit në “Kënga Magjike”, ndërsa në 2019 ishte tërhequr nga gara për arsye të panjohura. /Telegrafi/

The post Linda Halimi do të jetë pjesë e “Kënga Magjike 2021” appeared first on Telegrafi.