Lirohen zyrtari serb dhe tre shoferët e ndaluar, Petkoviq ankohet se Shefi OSBE-së s’ia hapi telefonin

<!–

–>

VIDEO:

Lirohen zyrtari serb dhe tre shoferët e ndaluar.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se janë liruar koordinatori i Komisionit Republikan të Zgjedhjeve në Serbi, Marko Jankoviq dhe tre vozitësit e ndaluar të premten nga Policia e Kosovës.

Ai ka bërë thirrje që të kthehet edhe materiali zgjedhor i sekuestruar.

“I kemi liruar njerëzit tanë, por që Policia e Kosovës ka marrë materialin për votim në referendum, çfarë është në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet. Materiali pret që të merret nga OSBE, e cila ka administruar procesin në vitet e kaluara”.

Petkoviq ka kërkuar reagim të shteteve të QUINT-it lidhur me zhvillimet e mbrëmshme.