Lirohet nga paraburgimi këngëtarja Fjolla Morina

Fjolla Morina

Është liruar nga paraburgimi këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina.

VIDEO:

Ajo ishte arrestuar në Prishtinë me 19 korrik pasi mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri.

Avokati Fanol Krasniqi ka thënë për IndeksOnline se klientja e tij është liruar dhe se Gjykata ka refuzuar kërkesën për ekstradimin e saj.

Fjolla Morina ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi vitin e kaluar në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri, ajo u kap me dy pistoleta në makinën e saj, shoqëruar nga dy persona të tjerë.