Liturgjia në Kishën që gjendet në oborr të UPS-së, PSD sot me aksion para rektoratit

PSD

Partia Socialdemokrate ka paralajmëruar një aksion para Rektoratit sot në ora 09:30.

VIDEO:

Në njoftimin e tyre, të njëjtit kanë ftuar mediat që të ndjekin këtë aktivitet të tyre.

“Sot, me datën 11 qershor (e premte), duke filluar nga ora 09:30, Partia Socialdemokrate do të mbajë aktivitet. Takohemi pranë Rektoratit të Universitetit të Prishtinës. Ju ftojmë që ta ndiqni aktivitetin”, thuhet në njoftimin e PSD-së.

Ky aksion i PSD-së vjen një ditë pas liturgjisë që është mbajtur në Kishën që ndodhet në oborr të Universitetit të Prishtinës.
Ky veprim i Kishës Ortodokse Serbe ngjalli reagime të shumta në Kosovë, e madje u konsiderua provokim.

Universiteti i Prishtinës ka njoftuar se do të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për lirimin e kampusit universitar nga të gjitha objektet e ndërtuara pa leje, ku përfshihet edhe objekti në të cilin është organizuar ceremonia në fjalë.