LIVE: Kosova në një tjetër sfidë të madhe, luan përballë Spanjës

Kosova zhvillon sfidën e dytë kualifikuese për Kampionatin Botëror, ‘Katar 2022’, ndërsa për kundërshtar e ka Spanjës.

Dardanët e humbën takimin e parë në “Fadil Vokrri” nga Suedia, ndërsa La Roja ka regjistruar një fitore dhe një barazim në dy ndeshjet e para.

Objektivi i të zgjedhurve të Bernard Challandes është që të bëjnë lojë të mirë përballë ekipit të Luis Enriques në përpjekje që të nxjerrin rezultat pozitiv në Estadio de La Cartuja të Sevillas.


Telegrafi ju mban të informuar në kohë reale për detajet e përballjes ndërmjet Spanjës dhe Kosovës.  


Lajme Live

3 min

Kosova pritet të luajë me fanella të bardha

(Foto: Twitter/Kosovan Football)

VIDEO:

10 min

Formacioni i mundshëm i Kosovës

12 min

Mesazhi i Kurtit për lojtarët e Kosovës

“Dy shtete, Kosova dhe Spanja, po luajnë në kualifikimet për Kampionatin Botëror sonte dhe unë jam i ngazëllyer për skuadrën tonë që e përfaqëson Republikën e Kosovës”.

“Mos lini asgjë që t’ju shpërqendrojë, na bëni krenarë dhe kthehuni fitimtarë”.

19 min

Është konfirmuar mungesa e Valon Berishës

Valon Berisha nuk do të mund të luajë sonte ndaj Spanjës, aty ku Kosova është mysafir.

Drejtori sportiv i Kosovës, Muharrem Sahiti, ka njoftuar se mesfushori është i lënduar dhe nuk do të mund të paraqitet në këtë takim mjaftë të rëndësishëm.

21 min

Formacioni i mundshëm i Spanjës

The post LIVE: Kosova në një tjetër sfidë të madhe, luan përballë Spanjës appeared first on Telegrafi.