Liverpool dhe Arsenal luajnë ndeshjen e parë gjysmëfinale në EFL Cup – formacionet zyrtare

Liverpooli është nikoqir i Arsenalit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të EFL Cup.

Takimi i parë mes dy skuadrave ishte shtyrë shkaku i rasteve pozitive me Covid-19 dhe ai do të luhet sonte në Anfield.

Megjithatë dy klubet pritet të dhurojnë spektakël në Anfield, në një sfidë që pritet të jetë shumë interesante.

VIDEO:

The Reds në këtë takim do të jenë pa treshen afrikane Mohamed Salah, Sadio Mane e Naby Keita që janë në Kupën e Afrikës, derisa nuk do të paraqitet as Thiago Alcantara shkaku i lëndimit.

Te Arsenali mungojnë afrikanët Pierre Emerick Aubameyang, Thomas Partey, Nicolas Pepe e Mohamed Elneny.

Tanimë dy trajnerët, Jurgen Klopp i vendasve dhe Mikel Arteta i mysafirëve kanë publikuar formacionet zyrtare.

Formacionet zyrtare:

Liverpool: Alisson, Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson, Fabinho, Henderson, Milner, Jota, Minamino, Firmino.

Arsenal: Ramsdale, Cederic, White, Gabriel, Tierney, Xhaka, Saka, Lokonga, Lacazette, Martinelli, Nketiah.

/Telegrafi/

 

The post Liverpool dhe Arsenal luajnë ndeshjen e parë gjysmëfinale në EFL Cup – formacionet zyrtare appeared first on Telegrafi.