Liverpooli kërkon transferimin e Ben White për të zgjidhur problemet në mbrojtje

Liverpooli nuk është duke kaluar nëpër një formë të mirë këtë edicion në Ligën Premier.

Skuadra e trajnerit gjerman Jurgen Klopp ka dalë nga gara për titull pas rezultateve katastrofike ndeshjeve të fundit.

Lëndimet kanë qenë problemi kryesor për The Reds këtë vit, derisa afrimet e reja si Ozak Kabak e Ben Davies në mbrojtje nuk e kanë bindur si duket trajnerin Jurgen Klopp.

VIDEO:

Mediat në Angli kanë raportuar se kampioni në fuqi i Ligës Premier synon afrimin e një tjetër mbrojtësi qendror në verë.

Ben White po shihet si zgjidhja e problemeve në repartin defensivë, me anglezin që pëlqehet shumë në Anfield.

Gjithnjë sipas mediave në Angli, The Reds janë të gatshëm të shpenzojnë 50 milionë euro në verë për afrimin e reprezentuesit anglez.

Transferimi i White nuk do të jetë aspak i lehtë, pasi lojtari ndiqet edhe nga skuadrat tjera të mëdha si Chelsea, Tottenham Hotspur e Manchester United. /Telegrafi/

The post Liverpooli kërkon transferimin e Ben White për të zgjidhur problemet në mbrojtje appeared first on Telegrafi.