Liverpooli nuk e njeh fjalën dorëzim, shënon dy herë dhe rikthen rezultatin ndaj Milanit

Pjesa e parë ishte e jashtëzakonshme, ndërsa edhe e dyta nisi furishëm.

Milani e mbylli pjesën e parë në epërsi prej 2-1, me golat e Ante Rebic dhe Brahim Diaz, që zhvlerësuan golin e eprëisë të Alexandre Anrolld.

VIDEO:

Me të filluar pjesa e dytë Liverpooli tregoi që nuk dëshiron humbje në këso ndeshje.

Mohamed Salah në minutën e 49-të arriti të shënojë për 2-2, pas një aksioni të bukur të vendasve.

Liverpooli nuk e hoqi këmbën nga gazi dhe arriti që të kthejë epërsinë në minutën e 69-të. Një harkim nga këndi u devijua në dalje të zonë, ku me një gjuajtje të fortë Jordan Henderson shënoi për 3-2.

Super ndeshje mes Liverpooli dhe Milan, dy prej klubeve më të trofeshme në Evropë. /Telegrafi/

The post Liverpooli nuk e njeh fjalën dorëzim, shënon dy herë dhe rikthen rezultatin ndaj Milanit appeared first on Telegrafi.