Lladrovci nga qielli: Udhëheqja e një Komune është sikur drejtimi i aeroplanit, duhet guxim

Kryetari i Drenasit

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është shfaqur sot nga aeroplani.

VIDEO:

“Udhëheqja e një komune është sikur drejtimi i këtij aeroplani”, ka shkruar ai teksa ka ndarë një video mbi qiell, në rrjetin social Facebook.

Lladrovci tha se besimi qytetar e bën të parashikojë që gjatë udhëtimit edhe pse në drejtimin e duhur, mund të has në turbulenca.

“Vërtetë, në jetë kam drejtuar makina të ndryshme, të punës, luksoze e luftarake, traktor e bager, 128 e PZ, deri te benzi e pincgaueri, por aeroplani është diçka tjetër.

Udhëheqja e një komune është sikur drejtimi i këtij aeroplani. Besimi qytetar është themelor për të pasur jo vetëm vullnet e dëshirë, por edhe guxim për ta drejtuar.

Besimi qytetar më bën të parashikoj që gjatë udhëtimit edhe pse në drejtimin e duhur, mund të has në turbulenca. Kryetari sikur piloti i mirë, merr përsipër këto rreziqe dhe së bashku me të gjithë udhëtarët aterron shëndosh e mirë.

Po, për këtë, përgjegjësia është e plotë me veprime të sakta edhe gjatë pilotimit edhe gjatë qeverisjes. Nuk mjafton talenti që mëson shpejt e me ia fillue me grah aeroplanin. Përvoja e jep shijen për një opsion. Ky opsion i vetëm është rruga e drejtë!”, ka shkruar më tej Lladrovci.