Lladrovci sërish i përgjigjet Lushtakut: Sa jam unë kryetar, s’ka i vogël, i madh

Kryetari i Drenasit

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka reaguar pas deklaratës së ish-kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku ku ky i fundit tha se Lladrovci është “i vogël me u marrë me të”.

VIDEO:

Përmes një postimi në Facebook, Lladrovci tha se në komunën e Drenasit, sa është ai kryetar sundon ligji dhe se “nuk i vogël i madh, krejt janë të barabartë para ligjit”.

“Me qetësi e dashuri…në komunën e Drenasit, sa jam unë kryetar sundon ligji. S’ka i vogël i madh, krejt janë të barabartë para ligjit!P.S. Struci ishte dedikim për ata që mbajnë kryet në zall”, ka shkruar Lladrovci.

Reagimi i Lushtakut erdhi pas deklaratës së Lladrovcit në Pressing ku tha se “i jep 100 Samia për Bekim Jasharin”

“Shkruj thuj po thotë Samia 200 jepi se 100 pak. Boll dal unë veç një. Qesharak është ai nuk e kam mendjen me u marr me të i vogël është ai”, ka deklaruar ai për Gazetën Infokus.