Lojtarët e Boca Juniors përplasen me policinë pasi u eliminuan nga Copa Libertadores

Tetë persona nga Boca Juniors u arrestuan të hënën në mbrëmje, pasi lojtarët dhe stafi u përplasën me policinë pas eliminimit të tyre nga Copa Libertadores.

Boca barazoi 0-0 me Atletico Mineiro në Brazil të hënën, që do të thotë që të dy ndeshjet përfunduan pa gola, para se nikoqirët të fitonin në penallti.

Skuadra argjentinase u mërzit pas një vendimi të diskutueshëm të VAR-it në ndeshjen e dytë, para eliminimit të tyre përfundimtar.

VIDEO:

Zemërimi dhe bezdia nga eliminimi çuan në skena të shëmtuara pas ndeshjes në tunelet e stadiumit, ndërsa lojtarët e Bocas u përpoqën të fitonin të drejtën e hyrjes në zhveshtoren e Mineiros dhe u përplasën me sigurinë dhe policinë.

Videoja e parë tregon Carlos Izquierdoz dhe Marcos Rojo që dyshohet se po luftonin (rrahën) me sigurinë.

Lojtarët e Bocas, të cilët më pas u filmuan duke u përpjekur të futeshin në zhveshtore të Mineiros, shihen teksa vërsulen drejt sigurimit dhe policisë, ndërsa njëri nga ta mbante një kangjella metalike dhe u përpoq ta hidhte, përpara se ai të ndalohej nga shokët e tij të skuadrës.

Ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit, Rojo u përfshi përsëri pasi u pa që po ndalohej të përdorte një aparat zjarrfikës ndërsa lojtarët u përleshën me policinë.

Më vonë lojtari i Mineros, Savio, postoi në mediat sociale për të treguar një dëmtim që mori gjatë skenave të shëmtuara, ku shihej i përgjakur.

Sipas raporteve, tetë anëtarë të delegacionit të Bocas u arrestuan, ku përfshihen disa drejtues, dhe pjesa tjetër e njerëzve në delegacion refuzuan të largoheshin derisa të gjithë të liroheshin.

Besohet se ata të gjithë shkuan në stacionin e policisë pasi ambasadori i Argjentinës në Belo Horizonte ndërhyri për të ndaluar arrestimin e ekipit argjentinas.

Boca u përfshi në skena të shëmtuara në Copa Libertadores edhe në vitin 2018 kur ata u takuan me rivalët e ashpër të River Plate në finale.

Skenat jashtë stadiumit të River përpara ndeshjes së dytë, që panë autobusin e Bocas të sulmuar gjatë hyrjes, çuan në zhvillimin e ndeshjes në Santiago Bernabeu të Real Madridit. /Telegrafi/

The post Lojtarët e Boca Juniors përplasen me policinë pasi u eliminuan nga Copa Libertadores appeared first on Telegrafi.