Lojtari i Duisburgut, Enis Vila i bashkohet Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se futbollisti i ri, Enis Vila ka pranuar t’i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës, ku fillimisht do të luajë me ekipin e moshave U19.

Talent nga e gjithë Evropa vazhdojnë t’i bashkohet Kosovës, pasi shohin të ardhme të madhe me Dardanët.

I fundit që ka pranuar t’i bashkohet ekipit përfaqësues është Enis Vila, i cili luan për skuadrën gjermane MSV Duisburg U19, ndërsa njoftimi ka ardhur nga faqja zyrtare e FFK-së.

VIDEO:

“Presidenti Agim Ademi sot priti në takim futbollistin Enis Vila me prejardhje nga Kosova i cili karrierën e tij po e zhvillon në Gjermani”.

“Qendërmbrojtësi i cili luan për skuadrën gjermane MSV Duisburg U19 u shpreh i lumtur për ftesën që ka marrë dhe shprehu gatishmërinë për t’iu bashkuar Dardanëve”.

“Me këtë vendim, futbollisti Vila po realizon dëshirën e tij dhe të prindërve të tij për ta përfaqësuar Kombëtaren U19 të Kosovës”.

“Enis Vila si qendërmbrojtës është mjaft perspektiv dhe për këtë ai po vëzhgohet nga klube të mëdha në Bundesliga”, thuhet në njoftimin e FFK-së. /Telegrafi/

The post Lojtari i Duisburgut, Enis Vila i bashkohet Kosovës appeared first on Telegrafi.