Lojtari më i mirë që nuk kishte nën urdhra dhe ndeshja më spektakolare që ishte i përshirë – Mourinho zbulon detajet

Jose Mourinho ka pasur nën urdhrat e tij disa nga lojtarët më të mirë në botë deri më tani në karrierën e tij si trajner.

Nga John Terry, Frank Lampard dhe Didier Drogba, tek Chelsea, te Sergio Ramos, Cristiano Ronaldo e Karim Benzema tek Real Madridi, Special One ia doli të menaxhonte mjaftë mirë me lojtarë të kalibrit të lartë.

Por, kush është lojtari më i mirë sipas tij që nuk kishte nën urdhra?

VIDEO:

Mourinho së fundmit është bërë trajner i Romës, pas largimit nga Tottenhami më herët në këtë vit, por që ka zbuluar lojtarin më të mirë që nuk ka arritur ende ta kishte nën urdhra: “Lionel Messi”.

Portugezi e kishte shansin që të menaxhonte Barcelonën në vitin 2008, pas largimit të Frank Rijkaard, mirëpo atëherë në krye të skuadrës kishte kaluar Pep Guardiola.

Kështu, Mourinho ishte larguar në atë kohë nga Chelsea, mirëpo kishte marrë drejtimin e Interit e më vonë kaloi te Real Madridi, duke ndalur dominimin e katalunasëve në La Liga.

Derisa u pyet nga The Sun se cila ishte ndeshja më e mirë që ishte përshirë si trajner, portuezi dha përgjigjen e tij: “Benfica dhe Porto”. Për strategu ajo mbetet njëra ndër ndeshjet më të zjarrta që ishte i përshirë, gjersa ishte në krye të ekipit të Portos, ku edhe kishte fituar Ligën e Kampionëve për herë të parë në vitin 2004. /Telegrafi/

The post Lojtari më i mirë që nuk kishte nën urdhra dhe ndeshja më spektakolare që ishte i përshirë – Mourinho zbulon detajet appeared first on Telegrafi.