Loredana ndan momente së bashku me Mozzikun dhe vajzën Hana

Reperja e njohur, Loredana Zefi dhe Gramos Aliu i njohur si Mozzik, janë duke kaluar momente të bukura familjare, përcjell Insajderi.

Në një postim të bërë në Instagram, reperja ka ndarë me ndjekësit e saj fotografi të Mozikut dhe Hanës, të cilët shihen në një ambient të hapur ku kanë shkuar për ta vizituar.

VIDEO:

Këto ditë vëmendja e mediave rozë ishte te ribashkimi i çiftit edhe pse të njëjtit ende nuk kanë pohuar as mohuar një gjë të tillë.

Ndërsa, është vetë Mozzik ai i cili kohë pas kohe poston fotografi në shtëpinë e njëjtë me Loredanën.

Dyshja kanë njoftuar se së shpejti do të vinë më këngë të reja./Insajderi.com.