Loredana vesh bluzën e Mozzik dhe reperi nuk ja kurseu një koment ngacmues në rrjete sociale

Çifti

Loredana dhe Mozzik janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit dhe së bashku me vogëlushen e tyre, Hanën po jetojnë ditë të shënuara.

Pas udhëtimit në Milano, që sipas Mozzikut është qyteti më i bukur i Italisë, familja ka udhëtuar drejt Dubait. Prej disa ditësh ata po shijojnë ditët më të bukura me njëri-tjetrin dhe vogëlushen e tyre Hanën.

VIDEO:

Madje nuk janë përpjekur fare të fshihen gjatë kësaj kohe, pasi Mozzik ka postuar në rrjete sociale edhe fotografi me Loredanën.

Dyshja kanë publikuar foto nga vendet e njëjta, duke ju vërtetuar fansave se janë rikthyer dhe janë shumë të lumtur si çift.

Madje ata kanë nisur të mos i kursejnë as komentet ngacmuese për njëri-tjetrin në rrjete sociale.

Së fundmi Loredana ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa foto, në të cilat shihet e veshur me një palë pantallona dhe një bluzë të thjeshtë. Në fakt bluza nuk është aq e thjeshtë, sepse atë e ka pasur të veshur Mozzik në videoklipin e këngës Madonna. Dhe kështu reperi ishte pari që nxitoi t’i linte një koment Loredanës duke i shkruar: “Bluzë e bukur”.

Siç duket atij i ka pëlqyer shumë Loredana me këtë veshje, ndaj nuk e ka përmbajtur dot më veten.

Edhe Loredana ja ka kthyer përgjigjen menjëherë. “A mund të njihemi?”, i ka kthyer ajo dhe komentin e Mozzik e ka vendosur në krye të të gjithave. Kjo do të thotë se dyshja kanë hapur një kapitull të ri në jetën e tyre dhe se lidhjen e kanë nisur sërish nga zero.

Ata të dy nuk e ndjekin njëri-tjetrin ende nga profilet e tyre në Instagram, megjithatë kjo nuk i pengon që të japin pëlqimet për postimet që bëjnë.

Megjithatë dyshja ndiqen nga profili që Loredana ka hapur për biznesin e saj të make up-it dhe kështu që nuk ju shpëton asgjë që publikojnë në Instagram.