Hristijan Mickoski dhe Aleksandar Nikolloski kanë pranuar të gjitha krimet kriminale të OBRM-PDUKM-së në të kaluarën, duke përfshirë rastin “Shënjestra-Fortesa”, thuhet në reagimin e LSDM-së.
“Mickoski dhe Nikollovski pranojnë gjithçka, përfshirë këtu që OBRM-PDUKM e udhëhequr nga mentorët e tyre Nikolla Gruevski dhe Sasho Mijaljkov përgjoi dhe shkatërroi në mënyrë të paligjshme jetën dhe karrierën e disidentëve. Nga ana tjetër, Nikollovski dhe Micoski gjykimet në gjykata i quajnë politike dhe të akuzuarit viktima të përndjekjes politike”.
VIDEO:
“Meqenëse Mickoski dhe Nikollovski pranuan të gjitha krimet, ata duhet t’u kërkojnë falje publike qytetarëve dhe t’u bëjnë thirrje të gjithëve nga ‘Shtëpia e Bardhë’, zyrtarët aktualë dhe të kaluar, të përballen me përgjegjësinë përpara gjykatave”, thuhet në reagim./Telegrafi/
The post LSDM: Nikollovski dhe Mickoski i pranojnë të gjitha krimet e OBRM-PDUKM-së appeared first on Telegrafi.