Luana Vjollca finalizon xhirimet e videoklipit të ri

Ajo që nga vera e kaluar nuk ka qenë aktive me ndonjë projekt të ri muzikor, megjithëse është komentuar mjaft shumë në faqet rozë.

Fjala është për artisten nga Shqipëria, Luana Vjollca, e cila prej disa muajsh ka bërë një pauzë nga muzika.

Sidoqoftë në një postim të fundit të ndarë në rrjete sociale, biondja tregon se ka finalizuar xhirimet dhe se është duke e edituar klipin.

VIDEO:

Luana Vjollca (Foto: Instagram)

“Duke edituar videoklipin tim të ri”, ka qenë përshkrimi i imazhit.

Krijuesja e hitit “Pa panik” shfaqet sportive në një kostum ngjyrë të gjelbërt dhe një xhaketë blu.

Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Dukjen e ka kompletuar me një palë atlete rozë e po ashtu edhe me kapelë të tillë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by LUANA VJOLLCA (@luanavjollca)

Për këngën, është rikthyer në Prishtinë pasi punon me disa prej producentëve nga Kosova, si Shkumbin Nebihun.

Sa i përket projekteve të mëparshme, “Locos” mbetet i fundit i lansuar në gusht të vitit që lamë pas në bashkëpunim me Jay Santos. /Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by LUANA VJOLLCA (@luanavjollca)

The post Luana Vjollca finalizon xhirimet e videoklipit të ri appeared first on Telegrafi.